E premte, 18 Prill, 2025
18.8 C
Skopje

Ylli botëror Drake me shqiponjën dykrenare në videklipin e ri

Dita e Pavarësisë së Shqipërisë ishte të martën (28 nëntor), por Drake mendon se nuk është vonë për t’u bashkuar me festimet.

Një ditë pas, të mërkurën (29 nëntor), reperi kanadez publikoi videoklipin “Polar Opposites”, kënga përmbyllëse e albumit të tij më të fundit, “For All the Dogs”, ku shfaqet dukshëm me një grup burrash shqiptarë që rrinë në dhomat e lojërave të rezidencës së tij.

Në klip, Drake dhe miqtë e tij veshin xhaketa të kuqe, me simbolin kombëtar dhe etnik të Shqipërisë – shqiponjën – të shfaqur në shpinë, shkruan Rolling Stone.

Mes lojërave të pokerit dhe goditjeve në tavolinën e bilardos, Drake qan për një të dashur që e bllokon atë në çdo platformë që mund të përdorte për të krijuar kontakt me të.

Drake edhe në njoftimin e tij në Instagram të lansimit të videoklipit në mbishkrimin e postimit bashkëngjiti emoji me flamurin kuq e zi.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm