E mërkurë, 9 Korrik, 2025
22.8 C
Skopje

Ylli i Interit siguron rinovimin automatik të Inzaghit deri më 2026

Dhjetë muaj më parë, ai ishte një hap larg shkarkimit. Sot, pas më pak se një viti, me dy trofe të fituar dhe një finale të Ligës së Kampionëve të luajtur, ai është ende në stolin zikaltër dhe po udhëton me shpejtësi drejt titullit. Kjo ishte trajektorja e Interit të Simone Inzaghit, për të cilin nuk flitet më për zëvendësim (shkarkim), por ndoshta për rinovim.

Siç na kujton “Gazzetta dello Sport”, kontrata e trajnerit skadon në vitin 2025. Rinovimi i Inzaghit nuk është një nga prioritetet e drejtuesve të Interit për momentin, por nuk ka re në horizont, në këtë drejtim.

Në rast të sigurimit të yllit të dytë do të vijë automatikisht zgjatja e kontratës edhe për një sezon të mëtejshëm, ndoshta me një rregullim relativ financiar. Veç nëse është vetë trajneri, ai që ka ide të ndryshme, por askush nuk ka regjistruar asnjë sinjal në këtë kuptim.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm