Shkup, 5 nëntor – LSDM-ja e mbështet ndryshimin e modelit zgjedhor në një njësi zgjedhore dhe i inkurajon parashtruesit e kësaj nisme ta hapin legjislacionin zgjedhor në interes të demokracisë, tha sot kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, transmeton gazeta KOHA.
Ai këtë e deklaroi sot pas tryezës së rrumbullakët me temë “Ndryshimi i modelit zgjedhor prej gjashtë në një njësi zgjedhore dhe lista të hapura”, në organizim të Nismës për një njësi zgjedhore në të cilën fillimisht u kyçën 12 deputetë, ndërsa pastaj mbështetje dhanë edhe tre të tjerë..
Sipas Zaevit, me këto ndryshime më shumë do të humbin partitë e ranguara më lartë, por do të fitojë demokracia.
“Bëhet fjalë për një punë të rëndësishme, e cila diskutohet në vend, dhe paraqet një hap më shumë për demokracinë. Nga debati i hapur nga nisma, e udhëhequr nga Popovska, por edhe deputetë të tjerë, deri tani 15 deputetë, shumica e qytetarëve presin të hapet nevoja për ndryshimin e legjislacionit zgjedhor dhe të inkorporohet model i ri zgjedhor. Të gjithë duan të bëjnë më shumë për këtë popull. Rreziku i shprehur se gjithmonë këto modele mund të sjellin rrezik për qeverisjen e ardhshme autokrate, gjithmonë këto modele mund të sjellin rrezik për sjellje autokrate të partive më të mëdha politike, por edhe mënyrën demokratike për t’u dhënë mundësi të drejtë të gjithëve, duke pasur parasysh multietnicitetin e shtetit”, tha Zaev.
Shprehi bindjen se me argumente serioze do të hapet diskutim të merren vendime në funksion të demokracisë.
Shtoi se përmes modelit të tillë, secili deputet do të ketë legjitimitet më të madh dhe peshë dhe do të bëhet më efikase lufta kundër klientelizmit dhe partizimit të shoqërisë tonë.
Dërgoi porosi për VMRO-DPMNE-në dhe BDI-në, përfaqësuesit e së cilës nuk kanë marrë pjesë në tryezë të rrumbullakët, të mendojnë me kujdes.
“Edhe te ato ka kapacitet demokratik edhe ato të fitojnë nga kjo punë, nëse dikush humb ajo do të jetë LSDM-ja, pastaj VMRO-DPMNE, pastaj të tjerët nuk humbin”, shtoi kryeministri.
Në lidhje me listat e hapura tha se LSDM-ja vlerëson që për momentin vendosja e një njësie zgjedhore është hap shumë serioz dhe se të dy ndryshimet njëherit vështirë që mund të bashkohen për momentin.
“Kjo do të thotë listë prej 120 kandidatëve për deputet, prej 120 kandidatëve qytetarët duhet t’i gjejnë në çarçafin, duhet ta gjejnë ku është kandidati i tyre i vërtetë”, tha Zaev dhe shtoi se problemi i dytë është që me siguri akumulimi i votave do të vijë te kandidatët e mjediseve më të mëdha dhe ato do të kenë 50 deri 60 për qind nga deputetët.
Shtoi se listat e hapura mund të provohen në zgjedhjet e ardhshme lokale, në vitin 2021.(koha.mk)