E shtunë, 17 Maj, 2025
16.3 C
Skopje

Zbardhen 2 kërkesat e Berishës për vizë në SHBA

A2 CNN ka siguruar dokumentet ku rezulton se kryedemokrati Sali Berisha i ka drejtuar 2 herë kërkesë sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, me qëllim pajisjen me vizë të SHBA-ve, për të udhëtuar atje.

Nga dokumenti duket se kërkesa mban firmën e 15 organizatave shqiptare në SHBA, të cilat janë edhe sponsorat e pagesës 6 milionë dollarëshe në emër të PD-së, për kontratën e lobimit në SHBA.

Kërkesa është publikuar në faqen e Departamentit Amerikan të Drejtësisë, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Po në të njëjtën faqe vijon të jetë i publikuar edhe sanksionimi i Sali Berishës “non grata”.

“Ne i kërkojmë me respekt Departamentit të Shtetit të SHBA-së të lëshojë një vizë hyrje-daljeje për Prof. Sali Berishën, duke i mundësuar atij të marrë pjesë në këto ngjarje të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara. Prania e tij do të përforcojë lidhjet e forta midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke çuar më tej angazhimin tonë të përbashkët ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit”, thuhet në dokument. (A2Televizion)

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm