E premte, 8 Nëntor, 2024
2.8 C
Skopje

Zekolli Shaqiri: RMV-ja bëhet një pikë e rëndësishme në hartën e transportit ajror

Kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm shumë të rëndësishëm sa i përket fluturimeve të reja nga dy Aeroportet në Maqedoninë e Veriut, atë të Shkupit dhe Ohrit. Një zgjerim i ndjeshëm i rrjeteve të fluturimeve, të cilat do të ofrojnë gjashtë destinacione të reja dhe do t’i lidhin qytetarët e vendit tonë me qendra kryesore ndërkombëtare.

Nga data 30 mars 2025, dy herë në javë fluturim Shkup – Dubai – Shkup me kompaninë “FlyDubai”

Nga data 30 qershor 2025, dy herë në javë fluturim Shkup – Barcelonë – Shkup

Nga muaji qershor, 2025, tre herë në javë fluturim Shkup – Lion – Shkup

Nga viti i ardhshëm, tre herë në javë fluturime Shkup – Shtutgart – Shkup

Nga ana tjetër, Aeroporti i Ohrit, një destinacion i rëndësishëm për turistët në Maqedoninë e Veriut, po zgjerohet me disa linja të reja.

Nga Ohri do të ketë fluturim dy herë në javë Ohër – Basel/Mulhouse – Ohër

Lajm tjetër i rëndësishëm është që kompania “Turkish Airlines” do të fillojë rregullisht me fluturime nga Aeroporti i Ohrit. Nga marsi i vitit 2025, me destinacion Ohër – Stamboll – Ohër.

Rritja e numrit të linjave ajrore dhe shtimi i fluturimeve të reja do të ndikojë padyshim në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë. Gjithashtu krijon mundësi të reja për të bashkëpunuar ndërkombëtarisht dhe në shkëmbim të kulturave. Fluturimet e reja do ta lehtësojnë udhëtimin e qytetarëve dhe vizitorëve. Kështu, Maqedonina e Veriut bëhet një pikë më e rëndësishme në hartën e transportit ajror.

Kaltrina Zekolli Shaqiri, zëvendësministre e Transportit 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm