Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski sot nënshkroi ligje për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe mobilizimit të përgjithshëm në Ukrainë, është publikuar në ueb faqen e Parlamentit ukrainas.
Gjendja e jashtëzakonshme dhe mobilizimi i përgjithshëm në Ukrainë janë vazhduar për 90 ditë nga 8 shkurti deri më 9 maj, transmeton Ukrinform.
Rusia më 24 shkurt 2022 nisi sulmin ndaj Ukrainës. Të njëjtën ditë në vend u vendos gjendje e jashtëzakonshme dhe u shpall mobilizim i përgjithshëm – deri më 26 mars. Pas kësaj, Parlamenti 13 herë e zgjati gjendjen e jashtëzakonshme dhe mobilizimin e përgjithshëm, rikujton agjencia ukrainase.