E enjte, 27 Mars, 2025
10.8 C
Skopje

Zelensky javën e ardhshme viziton Arabinë Saudite, indirekt i kyçur në bisedimet e për paqe mes SHBA-së dhe Rusisë?

Sot (8 mars) në Kiev u zhvillua një takim produktiv midis ekipeve diplomatike të Ukrainës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Ata diskutuan hapat e përbashkët për të shkuar më pranë paqes dhe për të përshpejtuar përpjekjet diplomatike. Zelensky shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe konfirmoi se Ukraina është e fokusuar në arritjen e një përfundimi të shpejtë dhe të nderuar të luftës.

Presidenti i Ukrainës javën e ardhshme do të nisë një vizitë në Arabinë Saudite, ku do të takohet me Princin e Kurorës.

Pas kësaj, diplomatë dhe zyrtarë ushtarakë ukrainas, duke përfshirë Andriy Yermak, Andriy Sybiha, Rustem Umerov dhe Pavlo Palisa, do të mbajnë një takim me ekipin amerikan për të diskutuar vendime të rëndësishme.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm