Shkup, 15 gusht – Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët-krahu i Selës, Arben Zeqiri, i ftuar në Daily Click, për shënimin e Marrëveshjes së Ohrit nga Qeveria, tha se nuk ka asgjë për të festuar nga një Qeveri jolegjitime dhe shtoi se janë shkelur të gjitha postulatet e MO-së.
“Në shënimin e Marrëveshjes së Ohrit nga një Qeveri jolegjitime e cila që në start ka shkelur marrëveshjen e Ohrit dhe aty nuk ka më për të festuar dhe ashtu përfundoi. Ashtu siç filloi formimi i kësaj qeverie me shkeljen e legjitimitetit të shqiptarëve, me shkeljen e frymës se MO pastaj si vazhdoi duke shkelur të gjitha postulatet e tjera të MO-së, duke u goditur MO-së edhe në balancer edhe në pozicionet qe duhet t’i kenë shqiptarët”, tha mes tjerash Arben Zeqiri.