E mërkurë, 19 Mars, 2025
8.8 C
Skopje

Zëvendëskryeministri Fetai përkujton Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Zëvendëskryeministri i ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, sot ka përkujtuar përvjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në profilin e tij të Fejsbukut zëvendëskryeministri Fetai kujton me krenari sakrificën e legjendarëve të Prekazit dhe heroizmin e komandantit Adem Jashari.

“Lufta dhe qëndresa e tyre vulosën rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, duke dëshmuar se trimëria, vendosmëria dhe sakrifica janë vlera të përjetshme të kombit tonë”, nënvizon Fetai.

Ai vlerëson se në Kosovën e lirë, demokratike e sovrane, amaneti i dëshmorëve vazhdon të lulëzojë.

“Nderimi më i madh për ta është forcimi i shtetit të Kosovës dhe ruajtja e vlerave për të cilat ata dhanë jetën. Lavdi e përjetshme heronjve të kombit!”, shkruan Fetai.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm