E enjte, 27 Mars, 2025
10.8 C
Skopje

Zëvendësministrja Ismaili mohon se ka degradime të shqiptarëve në Armatë

Zëvendës ministrja e Mbrojtjes, Elfete Ismaili e ftuar në emisionin Klan Debat ka mohuar  se ka degradim të shqiptarëve në Armatë.

Ismaili tha se për këtë rast në media kanë qarkulluar shumë dezinformata, duke përfshirë dhe lajmet e fundit për Gjeneralin Besnik Emini.

“Ajo e cila u përhap në media rreth asaj që tha se ka ndodhur në armatë, nuk qëndron. Nuk ka në anjë mënyrë degradim të pjesës ushtarake e sidomos tek shqiptarët. Besnik Emini ka kryer në mënyrën më të mirë të mundshme. Besnikut nuk I është marrë grada si Gjeneral sepse nuk ka gjasa për një veprim të tillë, ai tashmë është edhe Këshilltarë shtetëror i ministrisë së Mbrojtjes, pra më të njejtën gradë si Gjeneral. Pra në hierarki llogaritet si avansim i pozitës së tij”, tha Ismaili.

Ajo shtoi se në 34 vitë shtetësi, RMV-ja ka 3 Gjeneralë shqiptarë.

Ismaili shtoi se çdo gradim në Armatë bëhet në dakordim me NATO-n dhe SHBA-të. (tvklan.mk)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm