E shtunë, 24 Maj, 2025
14.8 C
Skopje

Zëvendësminstrja Zekolli-Shaqiri inspekton punimet në ndërtimin e rrugës Orizare-Sllupçan në Likovë

Zëvendësministrja e Transportit dhe lidhjeve Kaltrina Zekolli Shaqiri sot ka inspektuar nga afër punimet e ndërtimit të rrugës Orizare –Sllupçan e shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Likovës Erkan Arifi.

‘’Në Komunën e Likovës bashkë me kryetarin Erkan Arifi, inspektuam nga afër një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për këtë zonë:

– Rruga: Sllupçan – Orizarë

-Gjatësia: rreth 3 km

– Gjerësia: 5 metra

– Rikonstruktimi i fundit: në vitet 1998/99

Buxheti: 570.000 €

– Financimi: nga thirrja e parë e Qeverisë për komunat, përmes Ministrisë së TransportitKy projekt është një dëshmi konkrete se investimet publike po shkojnë aty ku ka më shumë nevojë në infrastrukturën që ndikon drejtpërdrejt në jetën dhe mirëqenien e qytetarëve.Vazhdojmë me përkushtim për të ndërtuar më shumë, më mirë dhe më drejt’, ka shkruar Kaltrina Zekolli-Shaqiri në profiling e saj në Facebook

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm