E hënë, 16 Qershor, 2025
32.8 C
Skopje

Zgjedhje korrekte dhe të besueshme

Shkup, 16 nëntor – Ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski, i cili gjendet për vizitë pune në SHBA, u takua me zëvendësndihmës sekretarin e shtetit, Hojt Ji me të cilin bisedoi për gjendjen aktuale politike dhe për zgjedhjet e ardhshme të parakohshme në Maqedoni. Ministri Jolevski, siç informon Ministria dikasteriale, e ka bindur bashkëbiseduesin se Qeveria e Maqedonisë ka për qëllim zgjedhjet që do të mbahen më 11 dhjetor, të jenë korrekte dhe demokratike. Me këtë rast theksoi se integrimet euroatlantike janë prioritet i lartë i politikës së jashtme për Maqedoninë. Bashkëbiseduesi, siç thuhet, ka theksuar se SHBA-ja ka interes që Maqedonia sa më shpejtë të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së dhe se nëse zgjedhjet janë korrekte dhe të besueshme, SHBA-ja do ta mbështet Qeverinë e Maqedonisë në proceset e saj integruese euroatlantike, në tërheqjen e investuestimeve të huaja dhe në përpjekjet për përmirësimin e ekonomisë. Ministri Jolevski dërgoi urim deri te populli amerikan për presidentin e sapozgjedhur Donald Tramp dhe ka shtuar se bashkëpunimi i ndërsjellë mes dy vendeve bazuar në marrëveshjen strategjike,  do të vazhdojë të zhvillohet në rritje e sipër. Në takim u bisedua për planet e ardhshme për pjesëmarrjen e pjesëtarëve të ARM-së në operacionet paqësore të Organizatës botërore, ndërsa janë këmbyer edhe mendime për situatën në Siri dhe Irak, si dhe për krizën migruese dhe të refugjatëve, e cila e përfshiu Evropën. Në mënyrë shtesë, thuhet në kumtesë, Jolevski ka theksuar se Ministria e Mbrojtjes e shqyrton mundësinë për pjesëmarrje edhe në misione tjera të KB-së në pajtim me nevojat dhe resurset në dispozicion dhe mundësitë. Jolevski dje dhe sot do të realizojë takime edhe me përfaqësues të lartë të fondacionit Hetrixh, i cili ka rol të rëndësishëm në definimin e strategjisë së Partisë Republikane dhe ardhmërinë e administratës. Pika kryesore të bisedimeve kanë qenë nevojat për integrim të përshpejtuar euroatlantik të Maqedonisë, politika ekonomike dhe liberalizimi i vizave. Për të gjitha tre elementet ministri Jolevski ka marrë mbështetje. “Integrimi i Maqedonisë në NATO do të kontribuojë për stabilitetin në rajon dhe Evropë, që është tejet e rëndësishme për SHBA-në. Indeksi i lirisë ekonomike të cilin e publikon fondacion Hetrixh është dëshmi se Maqedonia zhvillon politikë solide ekonomike, e cila është shembull për shumë vende në rajon”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes. Sonte, në Institutin për paqe të Shteteve të Bashkuara në Uashington, do të mbahet koncert tradicional për Ditën e falënderimit, i cili e feston miqësinë mes qytetarëve të SHBA-së dhe Maqedonisë, në të cilin do të performojnë artistët e Maqedonisë, pianistit Duke Bojaxhiev dhe klarinetisti Ismail Lumanovski.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm