E diel, 20 Prill, 2025
5.8 C
Skopje

Zgjedhjet, Haradinaj bisedoi me Menduh Thaçin

Prishtinë, 8 nëntor – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot në një takim, kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçin. Sipas zyrës së AAK-së, ata kanë folur për zhvillimet politike në Maqedoni dhe në Kosovë, si dhe për rolin konstruktiv që mund të luajë Prishtina në krijimin e një klime pozitive në Maqedoni, kjo në prag të zgjedhjeve parlamentare atje.  “Edhe zoti Haradinaj edhe zoti Thaçi, janë dakorduar për domosdoshmërinë që partitë politike shqiptare në Maqedoni, të veprojnë në fuqizimin dhe faktorizimin e subjekteve politike shqiptare si dhe në koncentrimin votës shqiptare në këto zgjedhje”, thuhet në komunikatë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm