E diel, 19 Janar, 2025
-0.2 C
Skopje

Zhegrova  në formacionin e vitit në Ligue 1 nga tifozët francezë

Edon Zhegrova ka pasur një vit fantastik me fanellën e Lille dhe 2024 do të mbahet gjatë në mend për të. Ylli dardan ka shkëlqyer në kampionatin francez Ligue 1 derisa është një nga futbollistët më të vlerësuar.

Në një sondazh nga gazeta prestigjioze franceze L’Equipe, tifozët francezë kanë votuar për 11-shen e vitit në Ligue 1.

Sulmuesi kosovar ka marrë vota për t’u përfshi në formacionin e vitit, derisa aty ndodhet përkrahë yjeve të mëdha të kampionatit. Në portë është portieri Chevalier i Lille, derisa mbrojtja përbëhet nga Achraf Hakimi, Marquinhos, Yoro dhe Mendes.

Në mesfushë përveç Edon Zhegrovën janë edhe Vitinha, Lees-Melou (Brest) dhe Bradley Barceloa. Ndërkohë dyshja e sulmit janë Jonathan David dhe Kylian Mbappe.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm