E shtunë, 22 Mars, 2025
16.8 C
Skopje

Zhvillime të befasishme ndërmjet SHBA’së dhe Ukrainës, ja çfarë marrëveshje pritet të nënshkruhet sonte

Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe Ukraina, planifikojnë të nënshkruajnë marrëveshjen e shumë debatuar për mineralet pas një takimi të tensionuar të Zyrës Ovale të premten, në të cilin presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy u larguan nga ndërtesa.

Reuters me burime raporton se Trump u ka thënë këshilltarëve të tij se dëshiron të shpallë marrëveshjen në fjalimin e tij në Kongres të martën në mbrëmje, duke paralajmëruar se marrëveshja nuk ishte nënshkruar ende dhe situata mund të ndryshojë, përcjell Insajderi.

Shtëpia e Bardhë nuk e ka komentuar ende këtë.

Administrata presidenciale e Ukrainës në Kiev dhe ambasada e Ukrainës në Uashington nuk u përgjigjen pas raportimit të agjencisë ndërkombëtare të lajmeve.

Marrëveshja u pezullua të premten pas një takimi të tensionuar në Zyrën Ovale midis Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy që rezultoi në largimin e liderit ukrainas nga Shtëpia e Bardhë. Zelenskiy kishte udhëtuar në Uashington për të nënshkruar marrëveshjen. /Insajderi.org/

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm