E martë, 13 Maj, 2025
17.1 C
Skopje

Ziadin Sela thotë se nuk mund ti ndjek gënjeshtrat e shpeshta të Taravarit

“T’i sqarojë dilemat vetë njëherë z.Taravari, pastaj unë do të kemë përgjigje”, kështu deklaroi kreu i ASH-së, pjesë e Frontit Europian, Ziadin Sela për informacionet se Arben Taravari do t’i bashkohet Frontit Europian.

Tutje, Sela potencoi se Taravari ndryshon shumë shpejtë.

“T’i sqarojë dilemat vetë njëherë z.Taravari, pastaj unë do të kemë përgjigje, sepse ndryshon pastaj.shumë shpejt. Herë thotë këtë, herë atë, kështu që unë nuk i ndjek dot gënjeshtrat e tij”, deklaroi kreu i ASH-së, pjesë e Frontit Europian, Ziadin Sela.

Kujtojmë se këtë pasdite, Ziadin Sela me bashkëpartiak zhvilluan takim me kryesinë e ngusht të BDI-së në Reçicë të Vogël, ku siç bëhet e ditur kanë diskutuar për aktualitetin politik. (Tv21)

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm