E shtunë, 17 Maj, 2025
16.3 C
Skopje

Zidane favorit për të udhëhequr ekipin e Francës

Didier Deschamps mendon se Zinedine Zidane është njeriu i duhur për të marrë frenat e kombëtares franceze në të ardhmen e afërt.

Zizu ka 4 vite i lirë, duke u shmangur nga presioni dhe stresi i punës së trajnerit pas aventurave të tij te Real Madrid, por duket gati për këtë sfidë.

Me të mbaruar Botërori 2026, Deschamps pritet të largohet përfundimisht si trajner i Francës dhe sheh pikërisht Zidane si pasues të tij.

“Sigurisht që ka shumë respekt mes nesh. Sipas meje, Zidane është një kandidat shumë i mirë. Eshtë një zgjedhje e natyrshme, thjesht nuk e di nëse ai ka interes për këtë detyrë”, ka deklaruar Deschamps për mediat franceze.

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm