E martë, 14 Janar, 2025
-0.2 C
Skopje

ZNAM -it nuk i del inati me Ilire Dautin: I paqartë njoftimi i Afrim Gashit për mos shkarkimin e saj

Nga Lëvizja ZNAM thonë se është i paqartë njoftimi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, që Ilire Dauti nuk do të shkarkohet nga funksioni i kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Sport.

“Për Lëvizjen ZNAM – Për Maqedoninë tonë është plotësisht e paqartë se në çfarë bazohet njoftimi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, se votimi i interpelancës nuk do të rezultojë me shkarkimin e kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografia dhe Sporti, znj. Dauti. Që nga seanca e djeshme e Kuvendit në të cilën u votua interpelanca për zonjën Dauti, rezultati është shumë i qartë për ne. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ka konstatuar se znj. Dauti padyshim e ka shkelur Rregulloren e punës dhe sanksioni për shkeljen e Rregullores është shkarkim për personin që e ka bërë atë shkelje. Për Lëvizjen ZNAM- Për Maqedoninë tonë, me miratimin e interpelancës, edhe Ilire Dauti nuk mund të ushtrojë më funksionin e kryetares në trupin punues të Kuvendit. Presim që opozita, së cilës sipas shpërndarjes së mëparshme i është dhënë mandati i kryetarit në këtë komision, të hënën menjëherë të propozojë një kandidat të ri për këtë post”, thonë nga ZNAM.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm