1.5 milionë paundë për mikrobusë dhe mjete elektrike për burgjet shqiptare

Tridhjetë e shtatë mikrobusë dhe automjete elektrike i janë dhënë Shqipërisë nga Qeveria britanike, me një kosto prej 1.5 milionë paundësh, si pjesë e një marrëveshjeje të fundit për kthimin e të burgosurve shqiptarë.

Marrëveshja, e shpallur në maj, do të bëjë që 200 shtetas shqiptarë të burgosur në Angli dhe Uells, të dërgohen në shtëpi për pjesën tjetër të dënimit.

Në këmbim, Qeveria britanike tha se do të ndihmonte në “modernizimin” e sistemit të burgjeve shqiptare.

Marrëveshja pritej t’i kushtonte Ministrisë së Drejtësisë rreth 8 milionë paundë gjatë dy viteve, me financime të tjera që vinin nga Zyra e Brendshme.

Zyrtarët këmbëngulën se kjo paraqet një kursim kostoje, duke theksuar faktin se kushton 40 mijë paundë në vit për të strehuar çdo të burgosur aktuslisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Detaje të reja nga kontratat e qeverisë, të publikuara këtë muaj, tregojnë se një pjesë e marrëveshjes shumëmilionëshe po shkon drejt pajisjes së shërbimit të burgjeve shqiptare me një flotë të re automjetesh.

Rreth 500 mijë paundë do të shpenzohen për 15 automjete elektrike, ndërsa 22 mikrobusë të rinj do t’i ofrohen shërbimit të burgjeve të Shqipërisë me një kosto prej më shumë se 1 milion paund.

Qeveria britanike e përshkroi ofrimin e automjeteve elektrike si “pjesë e lëvizjes drejt zeros neto dhe është pjesë e një nisme më të gjerë gjelbërimi”.

Duke shpallur marrëveshjen në maj, Sekretari i Drejtësisë, Alex Chalk, tha se “publiku pret që kriminelët e huaj duhet të vuajnë dënimet e tyre jashtë shtetit – jo në burgjet tona në kurriz të taksapaguesit”.

Ai premtoi se marrëveshja “do të përshpejtojë largimin e këtyre shkelësve dhe do t’u japë viktimave besimin se kriminelët do të vazhdojnë të përballen me drejtësinë dhe të kalojnë pjesën e mbetur të dënimit të tyre pas hekurave.

Ministria e Drejtësisë nuk ka thënë se kur do të dorëzohen automjetet dhe nëse do të mund të dërgohen më shumë vetura në të ardhmen.

Një koment mungon për këtë edhe nga Qeveria shqiptare.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm