E shtunë, 27 Shtator, 2025
13.8 C
Skopje

4.2 miliardë të harruara në llogari bankare!

Tingëllon e pabesueshme por është e saktë: Rreth 4.2 miliardë euro gjenden në Gjermani në llogaritë bankare që nuk i përkasin askujt. Informacioni ka zgjuar shumë interes, e në këtë debat është përfshirë tani edhe Qeveria gjermane.

Këto para janë në “kontot e harruara”, në llogaritë joaktive në Gjermani! Po si është e mundur kjo?

Është e mundur, sepse në shumicën e rasteve, pronari i llogarisë ka ndërruar jetë dhe nuk ka trashëgimtarë, ose llogaria nuk është regjistruar fare në dokumente, thonë ekpsertët.

Por mund të ndodhë natyrisht që këto llogari të kenë edhe fonde të paligjshme, para të fituara në të zezë, ku pronarët nuk duan të paraqiten nga rreziku që të shkojnë në burg, apo dhe para të fituara nga droga. E në këto raste pronarët mund të jenë edhe të lumtur madje, që shteti “i ka harruar” këto llogari!

ështu thonë ekspertët, por edhe ata janë të habitur me shumën e parave të “harruara”. Hulumtimi është bërë me kërkesë të Ministrisë së Arsimit dhe Kërkimit, e cila vlerësoi se aktualisht ka rreth 4.2 miliardë euro “të harruara”.

Ndryshe, një llogari konsiderohet “e harruar” kur bankat nuk arrijnë të krijojnë kontakt me pronarin për vite me radhë.

Llogaritë joaktive kalojnë nëpër një proces në shumë faza, ku bëhet verifikimi. Bankat “bëjnë gjithçka” që është në fuqinë e tyre për të gjetur pronarin e llogarisë ose personin e autorizuar. E megjithatë ka pra mbi katër miliardë euro në banka “joaktive”.

Nëse bankat nuk mund të vendosin kontakt me personat, këto llogari mund të mbyllen pas 30 vitesh. Por nëse, për shembull, pas 45 vitesh dikush telefonon dhe kërkon paratë e tij, banka është e detyruar t’i kthejë ato.

Po si mund të gjeni llogaritë e harruara – kuptohet nëse dyshoni se keni diçka të tillë?

Për trashëgimtarët që dyshojnë se ka ende fonde të pazbuluara diku, Shoqata Gjermane e Bankave ofron një shërbim falas kërkimi llogarish.

Shoqata bankare merr rreth 1000 pyetje të tilla në vit, ndërsa numri i tyre është vazhdimisht në rritje.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm