Dibër, 24 prill – Gjatë konferencës për shtyp që mbajti sot në Dibër zëdhënësi I Ministrisë së punëve të brendshme në RMV Toni Angellovski njoftoi se Ministria e Puneve te Brendshme ka ndermare disa masa perforcuese ne lidhje me ngritjen e nivelit ne qarkullimin rrugor.
Zëdhënësi Toni Angellovski apeloi që qytetarët të kursejnë veten e tyre duke ulur shpejtësinë ngase shpejtësia është shkaktari kryesor për numrin e madh të viktimave në trafik.
“Këto masa ndërmiren në lidhje me ngritjen e nivelit të sigurisë të qarkullimit rrugor për të gjithë pjestarët në komunikacion rrugor. Në lidhje me këtë janë konstatuar 234 shkelje te rregullave të qarkullimit rrugor prej të cilave 23 janë mbi 70 kilometra në orë duke vozitur mbi normat e parapara”, u shpreh komandanti i policisë së Dibrës, Arben Dumani.
Në 24 orët e fundit në trajektoren nga Jazhinca-Tetovë-Gostivar-Mavrovë dhe Dibër eshte ndërmarë aksion i përforcuar në lidhje me shpejtësinë e tejkaluar në qarkullimin rrugor.