E shtunë, 27 Shtator, 2025
13.8 C
Skopje

Shkëndija sot luan ndeshjen kthyese ndaj Ararat

Shkup, 14 korrik – Shkëndija sot me fillim prej ora 17:00 luan ndeshjen e kthimit me Ararat Jerevan në kuadër të xhiros së parë eliminatore në Ligën e Konferencave. Në takimin e parë të zhvilluar në Shkup, kuqezinjtë nga Tetova shënuan fitore me rezultatin 2:0.

Trajneri i kueqezinjve Artim Shaqiri, i cili ka theksuar edhe pse janë favorit në letër për të avansuar më tej, megjithatë futbollistët e tij duhet të tregojnë nivelin e tyre në fushë.

“E dimë rëndësinë e kësaj ndeshje, andaj edhe e kemi analizuar kundërshtarin në maksimum. Është ndeshje të cilën tifozët dhe lojtarët janë duke e pritur me padurim. Lojtarët kaluan një fazë përgatitore mjaft të vështirë, por futbolli është i tillë që kërkon përgatitje, sidomos kur vijnë ndeshjet e këtilla. Nuk e nënvlerësojmë kundërshtarin, e as nuk e mbivlerësojmë.

Ndoshta jemi favorit në letër, por do ta lëmë favoritin në letër pasi që fusha është diçka tjetër. Do të futemi në lojë të përgatitur në maksimum që të japim rezultat pozitiv, e ajo është fitorja. Shpresoj që nesër të jenë edhe Ballistët në numër sa më të madh, pasi që ata janë lojtari jonë i 12-të.

E kemi analizuar kundërshtarin në maksimum. Por analiza është diçka tjetër, unë së pari dua që ekipi im të bëjë punën në fushë, e pastaj vetvetiu vjen edhe rezultati pozitiv. Përveç Hasanit që do të mungojë për shkak të një lëndimi të vogël që e la jashtë fushe për 3 ditë, e që po rikuperohet me sukses, por ne nuk deshëm të rrezikojmë për ndeshjen kthyese kur do të jetë i gatshëm për lojë. Përforcimet e reja janë duke u adaptuar shumë mirë me ekipin. Dy lojtarë janë të huaj e njëri nga vendi. Por t’ia lëmë ndeshjes së nesërme kur do të vendosim”,  deklaroi Shaqiri.

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm