Si duhet të zgjidhen problemet në çift

Çiftet mund të kenë probleme të ndryshme nga ngarkesa e përgjegjësisë si në punë ashtu edhe në shtëpi, por krejt problemet kanë zgjidhje, shkruan revista Forbes. Rëndësia e të mbështeturit njëri-tjetrin është e madhe si te gratë njësoj edhe te burrat. “Është sikur të mbani një çadër bashkë përderisa bie shumë shi, ju mbroni njëri-tjetrin që të mos lageni”, ka shkruar kontribuuesi i çështjeve psikologjike Mark Travers.

Sipas një studimi psikologjik fjala “burnout” (stërlodhje) i referohet ndjenjave që vijnë nga gjendja mendore e fizike kur një person mbingarkohet me përgjegjësi të shumta në shumë fusha. Si pasojë e kësaj mbingarkese një person mund të fillojë të mos e ketë dëshirën të angazhohet nëpër aktivitete të ndryshme sepse ndjehet sikur nuk po arrin asgjë. Kjo vjen si rezultat i angazhimeve të tepruara që kërkojnë përgjegjësi si ato të çështjeve familjare e edhe ato të punës. Pra, të bërit shumë punë përnjëherë diçka që ekspertët e quajnë “multitasking” po konsiderohet se është e dëmshme të jetë përgjegjësi e vetëm një personi.

Ani pse “stërlodhja” konsiderohet se vjen nga puna, ky fakt sipas ekspertëve nuk qëndron. Kjo sepse pasi mbarohet puna, vjen përgjegjësia tjetër që janë çështjet e shtëpisë. Këtu bëjnë pjesë, partneri, fëmijët, faturat, pronat, e shumë e shumë çështje familjare. Këtyre çështjeve të shtëpisë i kontribuon në masë të madhe koha e kaluar në punë, sepse shumë çifte ankohen se po shkëputen nga partnerët e pastaj nuk po mund ta zënë hapin në asnjë angazhim apo bisede dhe po mbesin në gjysmë shumë “muhabete”.

Sipas studimit mbingarkesa nuk është dhe nuk duhet të jetë çështje e vetëm një personi. Pra këtu duhet bashkëpunimi në çift dhe ndarja e punëve. Nëse dikush nuk i bën disa punë brenda në shtëpi, duhet t’i bëjë tjetri, pavarësisht gjinisë. Pra angazhimi duhet të jetë i përbashkët për çdo ditë rreth çdo gjëje. Sipas studimit të psikologëve një çift duhet të mbajnë çadrën bashkë, në mënyrë që të mos laget asnjëri.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm