LAJM I MIRË: Ridvan Ibraimi nuk është i plagosur, vijon aksioni për kapjen e të dyshuarve

Ridvan Ibraimi, kryetari i Komunës së Haraçinës, është shëndoshë e mirë dhe nuk në mesin e të plagosurve të sotëm në Haraçinë.

Megjithëse ishte caku kryesor i plumbave, Ibraimi për fat të mirë, nuk është i lënduar, ndërsa po vijon aksioni policër për kapjen e të dyshuarve që, të armatosur me kallashnikovë, nga një veturë në lëvizje, gjuajtën në drejtim të Ibraimit dhe plagosën rëndë dy shoqëruesit e tij – Eshtref S. dhe Advan A.

Ky i fundit i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike në Klinikën Nëna Terezë, ndërsa Eshtrefi po operohet në Spitalin “Shln Naumi i Ohrit” në Shkup.

Policia e ka të njohur njërin nga të dyshuarit kryesorë që sot gjuajti në drejtim të Ibraimit, pasi i njëjti në disa raste e kishte kërcënuar, madje e kishte sulmuar fizikisht kryetarin e Haraçinës. (koha.mk)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm