Begaj takon Fajon, vlerësohet mbështetja për integrimin e Shqipërisë në BE

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministren dhe njëherësh ministren e Jashtme sllovene, Tanja Fajon, ku është vlerësuar mbështetja e dhënë ndaj Shqipërisë për integrimin evropian.

Takimi u fokusua në forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe theksimin e rëndësisë së bashkëpunimit në kuadër të interesave të përbashkëta.

Gjatë bisedës, Presidenti Begaj dhe Fajon diskutuan mbi marrëdhëniet miqësore dhe partneritetin e ngushtë mes dy vendeve, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së këtij bashkëpunimi në përputhje me interesat e përbashkëta.

Në veçanti, u nënvizua partneriteti në kuadër të NATO-s dhe perspektiva e përbashkët evropiane që ndihmon në forcimin e lidhjeve ndërmjet Shqipërisë dhe Sllovenisë.

Begaj vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe politikat e zgjerimit të Unionit në Ballkanin Perëndimor.

Ai theksoi se anëtarësimi në BE është një objektiv i përbashkët për të gjithë rajonin, duke përmendur se ky vizion ka nxitur transformimin e Shqipërisë përmes reformave të thella.

Më herët, Fajon ka bërë me dije se në Durrës do të hapet ambasada sllovene vitin e ardhshëm.

Ajo ka shtuar se shpreson që Shqipëria të ketë mundësinë që në shtator të kemi një përgjigje pozitive për financimin e reformave të nevojshme.

Ajo ka siguruar se Sllovenia do të jetë një aleate e sigurt për rrugëtimin e Shqipërisë në BE.

“Shpresoj që BE të jetë po kaq gati për t’u mirëpritur maksimumi deri në vitin 2030”.

E  bindur që do të kemi bashkëpunime të mëtejshme në fushën e ekonomis[, Fajon ka shprehur gatishmërinë për të nënshkruar memorandumet mes dy vendeve, siç është ai i Turizmit.

“Duhet të bashkëpunojmë me njëri tjetrin, sepse kemi nevojë për njëri-tjetrin”, ka ravijëzuar Fajon ndër të tjera.

Më herët, Fajon ka deklaruar se Sllovenia do të përkrahë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Në fjalën e saj gjatë “Tirana Diplo 2024”, Fajon ka thënë se tani është shansi i mirë për të punuar fort për zgjerimin e BE-së edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Jam mbështetëse shumë e madhe e zgjerimit të BE-së. Mendoj se tani është shansi më i mirë edhe një herë për të punuar fort për të zgjeruar Bashkimin Evropian me vende të Ballkanit Evropian. Shqipëria është në drejtimin e duhur tashmë”, ka theksuar ajo.

Fajon solli në vëmendje deklaratat e Presidentit të Këshillit të Evropës, Charles Michel, vitin e kaluar ku u përmend 2030-ta si një mundësi për anëtarësim.

“Vitin e kaluar Michel tha diçka të rëndësishme. Përmendi 2030-ën si angazhim nga Forumi i Bledit. Pse të mos përgatitemi. Kemi një shans, për shkak edhe të luftës ruse në Ukrainë, duam të bëjmë më të fortë Evropën. Le të jemi gati nga ana jonë dhe nga ana e BE-së për 2030. Ky mund të jetë një shancsnëse nga të gjitha palët, politikanët por edhe nga ana e shoqërive tona, merret seriozisht një gjë e tillë. Vazhdimësia në këtë rrugë, jam e sigurt dhe për këtë do të luftojmë, do të bëjë që për pak vite disa vende të jenë pjesë e BE-së”, ka shtuar Fajon.

Ajo ka vlerësuar se ndikim pozitiv në këtë drejtim do të japë edhe Plani Rritjes i Komisionit Evropian.

“Ky plan që ka përgatitur aktualisht Komisioni jep mundësi, dhe e di që Shqipëria ka përgatitur një agjendë të mirë reformash. Në shtator do të kemi edhe vlerësimin e Komisionit për këtë agjendë reformash dhe shpresoj që Shqipëria të marrë mbështetjen e parë financiare, sepse janë fonde të nevojshme për reformat, por edhe çeljen e dyerve drejt tregut të përbashkët, hap pas hapi”.

Po ashtu ajo ka theksuar nevojën e bashkëpunimit mes vendeve në rajon, në mënyrë që rajonit të jetë i qëndrueshëm, të ketë paqe dhe të punojë së bashku sidomos për brezin e ri.

“Të rinjtë tanë po largohen, sepse nuk ka një vizion të mirë dhe nuk shikojnë perspektivë të mirë dhe nëse të rinjtë largohen atëherë vendi nuk ka një të ardhme të mirë. Kemi përgjegjësi të madhe në rajon që të mbajmë gjërat në drejtimin e duhur për paqe, siguri, e perspektivë ekonomike e vizion të mbarë për të ardhmen”.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të organizojë nga 26-28 gusht Konferencën e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”.

Lajmi u bë i ditur një ditë më parë nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, në një postim në mediat sociale.

Konferenca po organizohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Në konferencë përveç ambasadorëve dhe krerëve të posteve konsullore, janë të ftuar personalitete të shtetit shqiptar dhe të huaj.

Konferenca e Ambasadorëve është një takim i rëndësishëm i Shërbimit të Jashtëm shqiptar, i cili do të ofrojë një mundësi për të paraqitur prioritetet që do të orientojnë punën e misioneve diplomatike dhe posteve konsullore të RSH në botë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm