E martë, 18 Nëntor, 2025
9.8 C
Skopje

Mickoski dënon vetëm përdhosjen e flamurit maqedonas

Kryeministri nuk ka përmendur se dënon gjithashtu djegien e flamujve shqiptarë mbrëmë nga grupi i ashtuquajtur “Patriotët e Maqedonisë”, të cilët me maska në kokë, digjnin flamuj shqiptarë

Edhe kryeministri Hristijan Mickoski, në një dalje për media foli edhe për ngjarjet e mbrëmshme që ndodhën në vendin tonë. Mickoski dënoi ashpër djegien e flamurit shtetëror. Mes tjerash, kryeministri theksoi se çdo tentative për destabilizim do t’i përgjigjen ashpër.

“E dënoj ashpër, prapëseprapë paraqet një akt agresioni, diçka që ne paralajmëruam se do të ndodhte, se kjo lloj tentative për eskalim për të krijuar tensione etnike është dhe do të jetë. Nëse mendoni se është një rast i izoluar, nuk është. Sepse ndërsa drejtësia i afrohet ngadalë kriminelëve, ata do të bëhen më nervozë, më të padurueshëm dhe e vetmja mënyrë për të mbrojtur krimin është kjo. Përgëzoj reagimin me kohë të MPB-së, Byrosë për Siguri Publike, SPB Shkup, pjesëtarëve të MPB-së që nuk lejuan përshkallëzimin, dhe reaguan në drejtim të arrestimit të personave që përdhosën flamurin shtetëror. Ata do të dalin sot para gjykatës, do të akuzohen sipas nenit 319 ku dënimi është nga 1 deri në 3 vjet burg”, tha Mickoski.

Kryeministri nuk ka përmendur se dënon gjithashtu djegien e flamujve shqiptarë mbrëmë nga grupi i ashtuquajtur “Patriotët e Maqedonisë”, të cilët me maska në kokë, digjnin flamuj shqiptarë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm