E mërkurë, 12 Nëntor, 2025
10.8 C
Skopje

EKSKLUZIVE: Këta janë 8 anëtarët e Grupit punues të Ligjit për përfaqësim të drejtë

Gazeta KOHA merr vesh se Grupi punues për Ligjin ka tetë anëtarë: profesorët Tanja Karakamisheva, Deni Preshova dhe Aleksandar Spasenovski nga VMRO, zëvendëskryeministrat Izet Mexhiti dhe Arben Fetai, profesorët Jeton Shasivari dhe Mersim Maksuti, si dhe Ermira Mehmeti, ish-deputetja e BDI-së

Shkup, 26 prill – Ligji për përfaqësim të drejtë është gati, por nuk do të publikohet së shpejti – pak për shkak të pakënaqësisë së anëtarëve shqiptarë të Grupit punues e pak për shkak se Ligji si i tillë, do të shkojë njëherë në Komisionin e Venecias për mendim e që pastaj të miratohet në Parlament.

Se Ligji është gati e tha ditë më parë edhe kryeministri Mickoski, i cili në pyetje deputetësh, konfirmoi se Ligji do të dërgohet fillimisht në Komisionin e Venecias për mendim. “Nuk duam të veprojmë sikurse Qeveria BDI-LSDM, ligjet e të cilave ishin më kundërshtim me Kushtetutën e shtetit”, tha Mickoski duke e arsyetuar vonesën për Ligjin.

Gazeta KOHA merr vesh se Grupi punues për Ligjin ka tetë anëtarë: profesorët Tanja Karakamisheva, Deni Preshova dhe Aleksandar Spasenovski nga VMRO, zëvendëskryeministrat Izet Mexhiti dhe Arben Fetai, profesorët Jeton Shasivari dhe Mersim Maksuti, si dhe Ermira Mehmeti, ish-deputetja e BDI-së.

Megjithëse flitet për “pakënaqësi” të profesorëve shqiptarë, pasi Tanja Karakamisheva si kryesuese e Grupit nuk i ka pranuar vërejtjet e tyre, asnjëri nga anëtarët e Grupit punues deri tani nuk ka ofruar dorëheqje, por as që është prononcuar publikisht për përmbajtjen e Ligjit, konkretisht për Metodologjinë se si është paraparë përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve në institucionet e shtetit.

Karakamisheva është e njohur botërisht për qëndrimet antishqiptare, konkretisht kundër Marrëveshjes së Ohrit, flamurit dhe gjuhës shqipe!

Gjykata Kushtetuese e më 9 tetor 2024 me shumicë votash vendosi për shfuqizimin e instrumentit “Balancues” dhe nga koha kur u hoq Balancuesi, punësimet dhe avancimet ky mekanizëm, ka mbetur në vullnetin e mirë të ministrave, drejtorëve dhe udhëheqësve të vet institucioneve. Kështu, për shembull, ka rënë dukshëm përfaqësimi i shqiptarëve në Ministrinë e Arsimit, në Mbrojtje, në Ministrinë e Transportit….

Në ndërkohë, përmbajtja e Ligjit si dhe anëtarët e Grupit Punues zyrtarisht vazhdojnë të jenë “top sekret” për Qeverinë, duke e shkelë me dy këmbë zotimin për transparencë. (koha.mk)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm