E mërkurë, 12 Nëntor, 2025
12.8 C
Skopje

VMRO i reagon Bujar Osmanit: Hipokrizi të flasë për interesa shtetërore

Me letrën e publikuar nga Bujar Osmani në profilin e tij në Fejsbuk, nuk ka hipokrizi më të madhe sesa të flasë për interesa shtetërore, thuhet në reagimin nga VMRO – DPMNE.

“Negociatat për çështjet etnike të udhëhequra nga Osmani ishin sekrete, pa dijeninë e publikut, në funksion të interesave të ngushta partiake të BDI-së, dhe jo për të mirën e shtetit. Nëse ai vërtet kishte leje nga institucionet, ne pyesim: nga cilat institucione? Nga anëtarët e partisë në Qeverinë që udhëhoqi grupin më kriminal në historinë e Maqedonisë? Nga Zaevi dhe Kovaçevski? Ky nuk është një mandat shtetëror. Kjo është një licencë mafioze për të tregtuar me të ardhmen e Maqedonisë”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Sa i përket akuzave për “nënçmim të shqiptarëve”, VMRO-DPMNE me krenari pohon barazinë e të gjithë qytetarëve pavarësisht nga përkatësia etnike.

“Ne po luftojmë kundër kriminelëve të BDI-së, jo kundër shqiptarëve. Osmani dhe BDI janë ata që i keqpërdorin shqiptarët si alibi për korrupsionin dhe krimin e tyre. Bujar Osmani duhet ta dijë se koha e privatizimit të shtetit ka mbaruar. Maqedonia u përket të gjithë qytetarëve të saj. Nuk i përket as BDI-së, as Osmanit, as Zaevit, as mafies që e ka grabitur me vite”, thekson VMRO-DPMNE.

Nga VMRO shtojnë se Maqedonia do të jetë një shtet i drejtë për të gjithë, pavarësisht nga feja dhe etnia, por edhe një shtet në të cilin kriminelët do të mbahen përgjegjës.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm