UFC-318 “troket” me duelin simbolik për titullin BMF mes Holloway e Poirier

Më 19 korrik, në Nju Orlins, do të zhvillohet eventi UFC-318 në artet marciale mikse. Një event që ka një duel mjaft interesant, atë mes Max Holloway dhe Dustin Poirier.

Dy veteranë e legjenda të kafazit, me Holloway që ka qenë kampion bote, ndërsa Poirier është ai që ka mposhtur dy herë radhazi Conor McGregor.

Dueli mes tyre është i vlefshëm për titullin BMF (baddest mother**ker), një përballje simbolike që UFC ua rezervon yjeve të saj.

Për Poirier kjo është hera e dytë që duelon për këtë trofe, ndërsa për Holloway hera e parë. Dueli mes tyre do të zhvillohet në peshën e lehtë.

Interesant fakti se kjo është hera e tretë që dy luftëtarët do të ndeshen mes tyre në kafaz, me Poirier që i ka fituar të dyja sfidat e para, në vitet 2012 e 2019.

Gjithsej janë 15 duele që do të zhvillohen në këtë event, ku në kafaz do të ngjiten edhe disa emra të njohur si Kevin Holland, Marvin Vettori etj.

UFC-318, duele kryesore

Max Holloway – Dustin Poirier

Paulo Costa – Roman Kopylov

Kevin Holland – Daniel Rodriguez

Dan Ige – Patricio Pitbull

Michael Johnson – Daniel Zellhuber

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm