Në kuadër të aktiviteteve që lidhen me zgjedhjet lokale, mbrëmë përfundoi afati tre-ditor për paraqitjen e mediave të shkruara dhe elektronike (portaleve të internetit), nëse ato sigurojnë reklamim politik të paguar për pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore. Afati për dorëzimin e listave të çmimeve në KSHZ për zgjedhjet është deri nesër në mesnatë.
Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve thonë se në ditët në vijim do të publikojnë numrin e mediave që kanë paraqitur dokumente për t’u regjistruar në Regjistër, pasi dokumentet po kontrollohen dhe disa prej tyre janë dërguar edhe me email dhe janë dorëzuar në arkivin e tyre.
Transmetuesit, mediat e shkruara dhe mediat elektronike (portalet e internetit) që nuk regjistrohen në KSHZ nuk do të kenë të drejtë të përdorin mjete financiare për reklama politike të paguara, të siguruara nga Buxheti i Shtetit.
Regjistri i transmetuesve, mediave të shkruara dhe mediave elektronike (portaleve të internetit) udhëhiqet në bazë të një kërkese të paraqitur për regjistrim në KSHZ, me dokument të verifikuar nga Regjistri Qendror jo më të vjetër se 30 ditë.
Çmimoret për reklama politike të paguara, mediat e shkruara dhe portalet e internetit janë të detyruar t’i dorëzojnë në KSHZ, Entin shtetor të revizionit dhe deri të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, ndërsa transmetuesit t’i dorëzojnë në ASHMAA, KSHZ, ESHR dhe KSHPK.
Më së voni deri më 24 gusht, KSHZ-ja është e detyruar të konfirmojë dhe publikojë në ueb faqen e saj çmimoret e dorëzuare nga mediat. Transmetuesit dhe mediat e shkruara që nuk do të veprojnë sipas njoftimit për korigjimin e çmimoreve brenda afatit të theksuar, e humbasin të drejtën për t’u regjistruar për reklamim të paguar politik.
Një pjesëmarrës në fushatën zgjedhore, siç theksohet në Rregulloren e KSHZ-së, nuk mund të porosisë reklamë politike të paguar nga transmetuesit, mediat e shkruara dhe portalet e internetit që nuk janë në Regjistrin që e udhëheq KSHZ-ja.
KSHZ-ja paguan shpenzimet e reklamave politike të paguara të publikuara bazuar në një faturë të paraqitur nga mediat brenda 30 ditëve nga shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale.
=