E shtunë, 1 Nëntor, 2025
4.8 C
Skopje

Maqedonia mposht Lihtenshtajnin 5:0 dhe ngjitet në krye të grupit kualifikues

Futbollistët e Maqedonisë e mbajtën premtimin dhe me lojë të shkëlqyer i gëzuan jo vetëm veten, por edhe gjithë tifozët

Maqedonia shënoi një tjetër fitore të madhe – këtë herë me rezultat të pastër 5:0 kundër Lihtenshtajnit, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Në pjesën e parë, pavarësisht rasteve të shumta, vetëm Elmas arriti të realizojë në minutën e 15-të duke i dhënë epërsi 1:0 Maqedonisë.

Shpërthimi i vërtetë erdhi në pjesën e dytë, kur futbollistët shënuan edhe katër gola të tjerë: Bardhi (52’), Çurlinov (56’), Qamili (82’) dhe Stankovski (90’).

Me këtë triumf, Maqedonia u rikthye në krye të tabelës, duke lënë pas Uellsin dhe Belgjikën, e cila sonte luan ndaj Kazakistanit që gjendet në vendin e katërt.

Sfida e radhës për kuqeverdhët vjen në tetor: më 10 tetor në udhëtim ndaj Belgjikës, ndërsa më 13 tetor në Shkup përballja me Kazakistanin.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm