Është fakt se muajve të fundit në Maqedoni kemi sulm hibrid, nga shumë anë, në shumë fusha kërcënohen pika të caktuara vitale në vend, tha ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, duke theksuar se MPB vepron dhe se në këtë moment nuk mund të japë më shumë detaje për opinionin.
I pyetur nëse ka ndonjë gjurmë të re ose të dyshuar nga qendrat e pushtetit, që sipas retorikës dëgjojmë se qëndrojnë pas zjarreve, Toshkovski u përgjigj shkurt “po kemi”, por pa dhënë më shumë detaje.
“Kërcënimet hibride janë një term që përdoren shumë shpesh në kuadër të mendimit shkencor dhe në kuadër të praktikës, veçanërisht nga ana e shërbimeve të sigurisë. Është fakt se në Maqedoni kemi sulm hibrid muajve të fundit, nga shumë anë, në shumë fusha kërcënohen pika të caktuara vitale në vend. Të gjithë po e shohim këtë. Këtë e sheh populli i këtij vendi, e shihni ju gazetarët si dhe institucionet. A po veprojmë? Po veprojmë. A mund të bëj publike ndonjë informacion shtesë në këtë moment? Jo”, deklaroi Toshkovski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas konferencës së 16-të shkencore ndërkombëtare “Korrupsioni sistemik – kërcënimi më i madh i sigurisë: Qasje strategjike të sigurisë për zgjidhjen e sfidave komplekse”, nën organizim të Fakultetit të sigurisë – Shkup.
I pyetur nëse është konstatuar se cilat qendra të fuqisë qëndrojnë pas zjarreve, Toshkovski tha se më shumë detaje në këtë moment nuk mund të japë.




