E shtunë, 27 Shtator, 2025
13.8 C
Skopje

Policia e Kosovës për aksidentin e rëndë ku vdiq vëllai i Gjestit: Motoçikleta goditi veturën

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin me fatalitet që ka ndodhur sot në fshatin Treboviq, Pejë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës thuhet në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një motoçikletë.

“Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).Në këtë aksident ishin të përfshira një vetur dhe një motoçiklet.Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur, deri sa drejtuesi i motoçikletes pasi humb kontrollin në një kthesë ( i dyshuar) gjatë përball kalimit kalon në shiritin e kundërt të rrugës me ç’rast e godet veturën e cila ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt”, thuhet në njoftim.

Tujtje është bërë e ditur se si pasojё e kёtij aksidenti njё person ka ndёrruar jetё nё vendin e ngjarjёs, vdekjen e sё cilit e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёsa personi i lënduar është dёrguar mё autoambulancё nё spitalin rajonal nё Pejё, ku është duke u trajtuar.

Kurse me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm