Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur në një intervistë në Kanal 10 për raportin e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për prishjen e këtyre raporteve nga Qeveria në detyrë që drejtohet nga kryeministri Albin Kurti, shkruan Express.
Memli Krasniqi ka thënë se pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk je sovran as në zyrë.
“Sovran pa Amerikën, as në zyre tënde nuk je. S’mundesh me qenë sovran pa Amerikën”, ka thënë Krasniqi.
Memli Krasniqi ka theksuar se nuk është servilizëm një qëndrim i tillë, duke përmendur faktin që edhe shtete të fuqishme si Franca e Gjermania po i bashkërendojnë veprimet me SHBA-në.