E shtunë, 27 Shtator, 2025
16.8 C
Skopje

Alkaloid i dhuron 1,8 milionë denarë Kryqit të Kuq

Në piknikun humanitar të sotëm të njëmbëdhjetin me radhë, i organizuar nën mbështetjen e Fondacionit “Trajçe Mukaetov”, themelues i të cilit është kompania “Alkaloid”, u mblodhën mbi 1,8 milionë denarë të cilët kompania i dhuroi Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit.

Paratë do të përdoren për ndihmë për personat e moshuar, për përmirësimin e shërbimeve sociale që tashmë ekzistojnë në Shkup.

“Përmes Fondacionit ‘Trajçe Mukaetov’ u mblodhën mbi 1,8 milionë denarë të cilët sot duam t’i dhurojmë Kryqit të Kuq lidhur me aktivitetet sociale që kjo organizatë i ka për njerëzit në moshë të tretë. Të moshuarit në vendin tonë, në Maqedoni, të gjithë jemi të vetëdijshëm se e meritojnë dhe ia vlen t’u kushtohet shumë më shumë vëmendje, shumë më shumë respekt dhe shumë më shumë konsideratë për atë që bëjnë. Nga ky aspekt, vendosëm që këtë vit të jetë më e mirë që këto mjete t’i dhurojmë për ta, që ata të mund të tregojnë dinjitetin e tyre, të kenë një jetë të qetë, të kenë një jetë më cilësore dhe në një mënyrë të ndihmohen në të gjitha ato programe sociale ku u nevojitet”, tha Zhivko Mukaetov, drejtor i përgjithshëm dhe kryetar i Bordit të Alkaloid.

“Me të vërtetë është një nder i veçantë që sot jemi këtu së bashku me punonjësit e Alkaloid AD, njëkohësisht me familjet e tyre, së bashku me ju, për të promovuar humanizmin, përgjegjësinë shoqërore të një kompanie që me të vërtetë di të njohë vlerat e projekteve dhe programeve që janë shumë të rëndësishme për komunitetin. Donacioni që Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit do ta marrë sot është diçka shumë e rëndësishme sepse së bashku jemi më të fortë, Kryqi i Kuq dhe Alkaloid. Ne kurrë nuk jemi vetëm me kompani të tilla, sepse mendoj se komuniteti në një mënyrë krijon të gjitha shërbimet sociale që na nevojiten. Pikërisht për këtë, nën moton ‘Të gjithë jemi fëmijët e tyre’, të gjitha këto mjete do të përdoren për të përmirësuar shërbimet sociale që tashmë ekzistojnë në territorin e kryeqytetit tonë”, u shpreh Suzana Tuneva-Paunovska, Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit.(tv21)

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm