E shtunë, 27 Shtator, 2025
15.8 C
Skopje

Pastrimi i parave me kriptovaluta, 400 shefa policie mblidhen në Hagë

Konventa e Shefave të Policisë Evropiane (EPCC), e mbajtur në selinë qendrore të Europolit në Hagë, Holandë mblodhi bashkë mbi 400 shefa policie dhe zyrtarë të lartë të zbatimit të ligjit nga 53 vende dhe 13 organizata ndërkombëtare.

I pranishëm në edicionin e 14-të Konventës ishte edhe kreu i policisë së shtetit shqiptar Ilir Proda.

Fokusi i këtij edicioni të EPCC-së ishte i përqendruar në dy kërcënime emergjente: Pastrimi i parave përmes kriptovalutave dhe rekrutimi i të miturve përmes hapësirave online.

“Në panelin tematik “Ndiqni Paranë”, ekspertët diskutuan mënyrat se si krimi i organizuar, krimi kibernetik dhe financimi i terrorizmit po përfitojnë nga shërbimet financiare digjitale, përfshirë IBAN-et virtuale, platformat e decentralizuara të financave (DeFi), asetet kripto dhe teknologjitë fintech”, bëhet me dije në një njoftim të policisë së shtetit.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm