E diel, 28 Shtator, 2025
14.8 C
Skopje

Nuk shpresoj për falje nga Macron”, Ish presidenti francez flet pas dënimit me 5 vite burg

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy, deklaroi se në asnjë rrethanë nuk shpreson të marrë falje presidenciale pas dënimit me pesë vite burg

Në një intervistë që do të publikohet të dielën, ai thotë se qëllimi i tij është të dëshmojë “ndershmërinë” e tij.

Çështja e financimit të paligjshëm të fushatës presidenciale të Sarkozy-t nga Libia e Muammar Gaddafit, e cila ka tronditur për vite politikën dhe opinionin publik francez, përfundoi të enjten me një vendim të rëndë nga Gjykata Penale e Parisit.

Ish-presidenti u shpall fajtor për “komplot kriminal” në periudhën 2005–2007 dhe u dënua me 5 vite burg, si dhe me një gjobë prej 100 mijë eurosh. Atij iu hoqën për pesë vjet të drejtat politike dhe u ndalua të kandidojë në zgjedhje gjatë së njëjtës periudhë.

Gjykata e shpalli atë të pafajshëm për disa akuza të tjera të rënda, përfshirë shpërdorimin e fondeve publike libiane, ryshfet pasiv dhe financim të paligjshëm të fushatës.

I pyetur nga gazeta Journal du Dimanche nëse pret një falje nga presidenti Emmanuel Macron, Sarkozy u përgjigj prerë: “Në asnjë mënyrë.”

“Për të marrë falje, duhet të pranosh dënimin dhe, rrjedhimisht, fajësinë tënde. Unë nuk do ta pranoj kurrë fajin për diçka që nuk kam bërë. Do të luftoj deri në frymën time të fundit që të njihet ndershmëria ime,” deklaroi ai, duke shtuar me vendosmëri: “Do të fitoj.”

Falja presidenciale zbatohet vetëm për vendime gjyqësore të formës së prerë dhe ekzekutueshme, çka aktualisht nuk është rasti, pasi Sarkozy ka bërë apel ndaj vendimit.

Në intervistën e gjatë, Sarkozy iu referua edhe një dokumenti të publikuar nga faqja Mediapart në vitin 2012, i cili çoi në hapjen e hetimeve. Fjala është për një shënim në arabisht që fliste për një marrëveshje për mbështetje të fushatës së tij presidenciale. Sipas kryetarit të trupit gjykues, “skenari më i mundshëm është që ky dokument është i falsifikuar.”{{

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm