Një nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, të bëra gjatë konventës së Aleancës për Kosovë të Integruar (AKI) në Shkup.
Ahmeti, duke iu drejtuar kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha se “me zagarë dilet në gjueti për lepuj, jo për shqiponja”.
Pas kësaj, Mexhiti u shpreh përmes një reagimi publik:
“Në momentin që i quajte ‘zagarë’ të gjithë ata shqiptarë e shqiptare që nuk mendojnë si ti, e ke përfunduar karrierën politike. Sonte e ke vulosur delegjitimimin,” shkroi Mexhiti.