E martë, 30 Shtator, 2025
18.8 C
Skopje

Trump tha se Toni Bler do të jetë pjesë e ”Bordit të Paqes” për zbatimin e planit për Gazën

Presidenti Donald Trump ka dhënë më shumë detaje mbi mënyrën se si planifikon të zbatohet plani i tij për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza.

Trump ka deklaruar se do të marrë drejtimin e një “Bordi Tranzitor të Paqes” që do të mbikëqyrë rindërtimin e Gazës pasi konflikti atje të ketë përfunduar.

Ai tha se nuk ishte ideja e tij që të kryesonte këtë strukturë. “Besomëni, jam shumë i zënë,” tha ai, por theksoi se kishte pranuar gjithsesi.

“Liderët e botës arabe, Izraelit dhe të gjithë të përfshirët më kërkuan ta bëj këtë,” tha Trump.

“Ish-Kryeministri britanik Tony Blair ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e bordit”, tha Trump.

Në një dokument të publikuar më herët nga Shtëpia e Bardhë thuhej se bordi do të përfshijë edhe krerë të tjerë shtetesh, si dhe ish-Kryeministrin britanik Tony Blair, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në hartimin e planit të ri.

 

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm