Çekia dëshiron të bëhet vendi i parë i BE-së që menjëherë ta kufizojë hyrjen e qytetarëve rusë me pasaporta diplomatike dhe viza afariste për shkaqe sigurie, njoftoi qeveria, e cituar nga mediat franceze.
Masa do të zbatohet në të gjitha aeroportet e vendit. Qyetarët rusë të akredituar në Ambasadën ruse në Pragë do ta mbajnë të drejtën e tyre që të hyjnë në vend, njoftoi Ministria çeke e Punëve të Jashtme.
Bashkimi Evropian ka për qëllim të vendos kufizime të rrepta për lëvizjen e diplomatëve rusë në Zonën Shengen.
Në raportin e fundit vjetor, shërbimi çek i inteligjencës njoftoi se Rusia vazhdon të mbajë rrjet të gjerë të spiunimit që punon nën mburojën diplomatike në kuadër të Ambasadës ruse në Pragë