E mërkurë, 1 Tetor, 2025
14.8 C
Skopje

Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe erë të lehtë deri në mesatare

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe erë të lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi verior. Pasdite do të ketë reshje lokale të shiut, të cilat do të përhapen gjatë gjithë natës, ndërsa gjatë ditës do të jenë më të dendura.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 14 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 15 deri në 20 gradë Celsius.

Në Shkup, mot pjesërisht i vranët me erë të lehtë nga drejtimi verior. Drejt fundit të ditës, ndërsa veçanërisht gjatë natës, do të ketë reshje të shiut. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 19 gradë.

Deri të premten nën ndikimin e një vale të lagësht do të ketë reshje të shiut, të cilat në disa vende do të jenë më të dendura. Gjithsej nga kjo valë pritet në disa vende të bie mbi 30 l/m², ndërsa lokalisht dhe mbi 50 l/m². Për shkak të depërtimit të një mase ajri më të ftohtë nga veriu dhe erës së fuqishme nga drejtimi verior, të enjten reshjet do të shndërrohen në borë në malet më të larta, ndërsa për shkak të uljes së mëtejshme të ajrit të ftohtë, të premten do të ketë kushte që ato të shndërrohen në borë në disa nga vendet më të larta. Në malet më të larta do të formohet mbulesë bore. Temperatura e ajrit do të ulet ndjeshëm.

Gjatë fundjavës, do të ketë stabilizim të motit me rritje të temperaturave të ditës.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm