E premte, 3 Tetor, 2025
4.8 C
Skopje

Filipçe nga tubimi në Aerodrom: T’i japim fund politikave destruktive dhe shkatërrimit të vendit

Jemi këtu për të thënë “mjaft më”, mjaft me ndotjen, me deponitë që digjen, me mbeturinat në rrugë. Mjaft më nga VMRO-DPMNE, është koha për ndryshim, porositi LSDM nga tubimi qendror i sontëm në komunën e Aerodromit.

Në tribunë u prezantuan kandidati për kryetar komune dhe kandidatët për këshilltarë në Komunë. Bëhet fjalë, siç tha, për profesionistë të dëshmuar dhe të ndershëm, njerëz me njohuri, vullnet dhe dashuri për qytetin e tyre.

Sipas kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, VMRO-DPMNE nuk e meriton të udhëheqë këtë komunë, e cila duhet të jetë e rregullt, urbane dhe e mirë, me përmbajtje kulturore për të rinjtë.

“Kandidati ynë e di se çfarë duhet të bëjë sepse gjithçka që ka bërë deri më tani ka përfunduar me sukses. Nuk e di se si kryetari aktual i Aerodromit po kërkon përsëri besimin e qytetarëve kur ka treguar se nuk di të bëjë asgjë”, tha Filipçe.

Në fjalimin e tij të shkurtër, ai trajtoi situatën aktuale në vend, duke vënë në dukje se pagat kanë qenë në rënie për tre muaj me radhë, se likuiditeti i kompanive është çrregulluar dhe qeveria, theksoi ai, nuk ka ndërmend të zbatojë një politikë të vetme në interes të qytetarëve.

“Sot doli një gënjeshtër tjetër, pensionet u rritën vetëm për 1.000 denarë, dhe premtimi ishte ndryshe. Likuiditeti i Fondit Pensional është seriozisht i kërcënuar, nuk ka asnjë sferë në të cilën është mirë, bujqësia është në gjendje katastrofike, asgjë në arsim, nuk ka libra shkollorë, askush nuk flet për rritjen e pagave, ndërsa edhe shëndetësia është një katastrofë. Një bllokadë totale e shtetit. Mickoski na akuzon se po bëjmë një fushatë të zezë, por jo, ne po themi vetëm të vërtetën e zezë të politikave të VMRO-DPMNE-së. Le t’i japim fund politikave destruktive dhe shkatërrimit të vendit. Falë VMRO-DPMNE-së, Tirana është bërë qendra e Ballkanit, paga mesatare atje është 520 euro, dhe për Mickoskin 400 euro janë të mjaftueshme. Le të marrim përgjegjësi dhe të luftojmë së bashku për shtëpinë tonë që fëmijët tanë të vazhdojnë të jetojnë në të”, tha Filipçe.

Në tubim i pari u drejtuar bartësi i lidtës, Milutin Ristevski, duke njoftuar se do të avokonte për ndershmëri, punë dhe ndryshim të vërtetë.

 

Sipas tij, shumë nga projektet e premtuara nuk janë zbatuar.

“Mjaft me gënjeshtrat dhe premtimet boshe, është koha për ndryshim, është koha të luftojmë për shtëpinë tonë. Kemi një ofertë të shkëlqyer programore dhe kandidatë edhe më të mirë për kryetarë komunash dhe këshilltarë të Aerodromit dhe Shkupit”, tha Ristevski dhe kërkoi mbështetje nga qytetarët.

 

Kandidati për kryetar komune, Aleksandar Trajanovski, theksoi se Aerodromi mund të jetë një komunë shumë më e mirë. Ai paralajmëroi zgjidhjen e kaosit në trafik, shtigje të reja për biçikleta, parkingje dhe garazhe shumëkatëshe, ndriçim smart. Fokusi, tha ai, do të jetë te të rinjtë dhe kultura.

Programi i tij parashikon gjithashtu krijimin e një fondi rinor, si dhe ndërtimin e një qendre kulturore me një sallë kinemaje, skenë teatri dhe hapësirë ​​ekspozitash.

 

Qytetarëve iu drejtua edhe kandidatja për kryetar të Qytetit të Shkupit dhe nënkryetare e LSDM-së, Kaja Shukova, e cila tha se po vjen me një plan realist, i përbërë nga projekte të rëndësishme që do të ndryshojnë imazhin e qytetit.

Shukova premtoi transport të shpejtë, autobusë të rinj ekologjikë, ura, tunele, një strategji afatgjatë të trafikut. Ajo iu referua edhe Vardarishtes, duke vënë në dukje se ofron zgjidhje konkrete.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm