E enjte, 9 Tetor, 2025
15.8 C
Skopje

Familjet e pengjeve falënderojnë Trumpin përmes telefonit: Besoj se do ta përmbushësh misionin derisa çdo peng të jetë në shtëpi

Familjet e pengjeve janë takuar në Uashington me Sekretarin e Tregtisë të SHBA-së, Howard Lutnik, përmes të cilit folën në telefon me presidentin Donald Trump, të cilin e falënderuan për përpjekjet e tij për të siguruar kthimin e më të dashurve të tyre nga Gaza.

“Z. President, ne besojmë tek ju, e dimë që keni bërë kaq shumë për ne dhe kemi besim se do ta përmbushni misionin derisa çdo peng të kthehet në shtëpi”, thotë një nga të afërmit gjatë bisedës.

“Zoti ju bekoftë z President, Zoti e bekoftë Amerikën”, dëgjohet duke thënë një tjetër familjar i njërit prej pengjeve të Hamasit.

Trump u përgjigjet atyre duke u thënë se të gjithë pengjet do të kthehen të hënën, që gjë që pritet me duartrokitje nga familjet e prekura nga kjo luftë.

Ndryshe Trump ka njoftuar se Hamasi është pajtuar të lirojë pengjet, derisa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka cilësuar si “pikë kritike kthese”.

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm