Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së dhe zëvendëskryeministër dhe ministër i transportit, Aleksandar Nikollovski, sot mori pjesë në kontrollin e rikonstruimit të rrugës “Palmiro Tolati” në lagjen Çento, me ç’rast theksoi se ky projekt është mënyrë në të cilën duhet të zhvillohen projektet në të ardhmen, përkatësosht të përgatiten zgjidhje të përgjithshme që do të thonë zgjidhje e plotë për një lagje, apo një vendbanim, dhe jo zgjidhje parciale.
Nikollovski paralajmëroi se mbështetja për Komunën Gazi Babë do të vazhdojë dhe do të realizohen projekte të shumta.
“Kryetari i komunës po bën politikë të shkëlqyeshme, komuna me të vërtetë merr transformim të plotë në këto katër vite, për fat të keq në ato katër vite, tre vite nuk pati ndinjë bashkëpunim të mirë me Qeverinë e kalaur të LSDM-së dhe BDI-së. Por në periudhën e fundit prej një viti e tre muaj po tentojmë bashkarisht të kompensojmëa të që mundemi, ndërkaq premtoj se në katër vitet në vijim në bashkëpunim mes Qeverisë, Ministrisë së Transportit dhe komunës do të realizojmë projekte të shumta”, tha Nikollovski.
Ai paralajmëroi cikël të madh investues, i cili krahas mjteve nga komuna dhe atyre mjeteve të rregullta të cilat i transferon Qeveria, siç tha, ndërsa deri më tani investuan rreth 500 milionë euro në të gjitha komunat së bashku, do të ketë edhe mjete shtesë të cilat Ministria e Transportit në bahskëpunim me Bankën botërore i ka siguruar dhe do të fillojë t’i realizojë në vitet 2026, 2027, 2028 dhe 2029.
Kandidati për kryetar të komunës së Gazi Babës dhe kryetar aktual, Boban Stefkovski theksoi se rruga “Palmiro Tolati” është një prej rrugëve më kryesore në Komunën Gazi Babë dhe se kjo është një prej projekteve kapitale infrastrukturore që realizohen me mbështetje të Qeverisë.