Në tubimin e Aleancës për Integrim Kombëtar (AKI), deputeti i PDK-së dhe bashkëveprimtari i hershëm i Ali Ahmetit, Nahit Hasani, ka vlerësuar lart rolin e Bujar Osmanit, kandidat i AKI për Komunën e Çairit si një figurë që ka përfaqësuar me dinjitet jo vetëm politikën shqiptare në Maqedoni, por edhe kauzën kombëtare në arenën ndërkombëtare.
“Sot në krah të Ali Ahmetit është Bujar Osmani. Ai që e mbrojti me dinjitet edhe kur ishte ministër i Jashtëm, pran OSBE-së që e udhëhiqte. Ai ishte zëri ku nuk mund të hynte Kosova nëpër dyert e Europës. Bujari përfaqësoj Kosovën me dinjitet, me respekt, me mund, sepse ishte vizioni i Aliut, atëherë kur doli Ushtria çlirimtare e Kosovës, për shtet, dhe këtë vizion e vazhdoi”, tha Hasani.
Sipas tij, ky vizion është vazhdimësi e misionit të Ali Ahmetit, i cili nisi me idealin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për liri, barazi dhe shtet të pavarur.
“Bujari është pjesë e këtij rrugëtimi. Ai e ka mbajtur gjallë vizionin e Aliut edhe në diplomaci, duke treguar se politika mund të jetë edhe dinjitet, edhe mision,” tha më tej Hasani.
Me këtë deklaratë, Nahi Asani i dha mbështetje të hapur Bujar Osmanit në krah të liderit Ali Ahmeti, duke e cilësuar atë si përfaqësues të denjë të kauzës shqiptare në Ballkan dhe zë të respektuar të vizionit integrues në rajon.