Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti tubimin pro UÇK-së që u mbajt në Tiranë, pasditen e së premtes.
“UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës”, tha Begaj përmes postimi në platformën“X”.
“UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës. Ajo është krenari e historisë sonë kombëtare. Askush nuk mund të zhbëjë këtë trashëgimi trimërie, sakrifice e heroizmi”, lexohet në postimin e Presidentit Bajram Begaj.