Seanca e jashtëzakonshme për formimin e qeverisë mund të ketë përplasur ashpër Ramush Haradinajn dhe Albin Kurtin.
Por, LVV-ja dhe AAK-ja janë më të afërta se kurrë në nivelin lokal, shkruan IndeksOnline.
Vetëm sot, këto dy parti kanë lidhur jo një, jo dy, por tri koalicione në tri qytete.
Pas koalicionit mes LVV-së dhe AAK-së në Pejë dhe Junik, radhën e pati qyteti i Prizrenit.
Kryetari i AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, ka njoftuar lidhjen e koalicionit me Artan Abrahsin, duke thënë se mbeten të përkushtuara të jenë pranë qytetarëve dhe në shërbim të tyre.




