E martë, 18 Nëntor, 2025
13.8 C
Skopje

Oleksandr Usyk heq dorë nga titulli i kategorisë WBO

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka hequr dorë nga titulli i peshave të rënda të kategorisë WBO. Vendimi erdhi pasi Usyk (24 fitore, asnjë humbje) u urdhërua të përballej me Fabio Wardley, kampionin e përkohshëm të kësaj kategorie.

Për pasojë, britaniku i pamposhtur Wardley (20 fitore, 1 barazim në karrierë), është kurorëzuar si kampioni i ri i i botës në kategorinë WBO.

Një deklaratë, WBO sqaron: “Organizata Botërore e Boksit njoftoi se ka marrë komunikim zyrtar nga ekipi Oleksandr Usyk në lidhje me të ardhmen e Kampionatit të Peshave të Rënda të kësaj kategorie. Pas një shqyrtimi të kujdesshëm, Usyk ka zgjedhur të heqë dorë nga titulli i tij”.

Deklarata vazhdon: “Ne e pranojmë dhe e respektojmë vendimin e tij për të hequr dorë nga kampionati i peshave të rënda WBO. Kjo nuk është një lamtumirë, por, siç u shpreh ekipi i tij, një pauzë respekti. Dyert e WBO-së do të mbeten gjithmonë të hapura për Oleksandr Usyk dhe ekipin e tij.”

Wardley bëhet kampioni më i ri botëror i peshave të rënda i Britanisë, duke ndjekur Daniel Dubois, Tyson Fury dhe Anthony Joshua. Ai fitoi titullin e përkohshëm WBO muajin e kaluar pasi mundi me KO në raundin e 11-të Joseph Parker.  Usyk iu komunikua nga WBO në shtator se duhet të përballet me fituesin e Parker vs Wardley, por ai refuzoi për shkak dëmtimi.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm