E martë, 18 Nëntor, 2025
8.8 C
Skopje

“Cristiano Ronaldo vizitë në Shtëpinë e Bardhë”

Cristiano Ronaldo, kapiteni i klubit të futbollit saudit Al-Nassr, do të jetë sot në Shtëpinë e Bardhë, për vizitën e princit të kurorës saudite, konfirmon një zyrtar.

Sipas mediave të huaja, zyrtari në fjalë nuk tha nëse ai është pjesë e delegacionit të Princit të Kurorës së Arabisë Saudite.

Ronaldo është një nga lojtarët më të famshëm të futbollit në botë dhe është bërë fytyra e Saudi Pro League, e cila është liga më e lartë e futbollit në Arabinë Saudite.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Cristiano Ronaldo deklaroi se është më i famshëm në të gjithë botën, edhe se Presidenti amerikan Donald Trump.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm