E martë, 18 Nëntor, 2025
8.8 C
Skopje

Mickoski: Gjyqi për tragjedinë në Koçan duhet të zhvillohet pa ndikim politik, edhe pse disa përpiqen të ndërtojnë karrierë politike

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski sonte deklaroi se personalisht vlerëson se procesi gjyqësor për rastin me zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan duhet të zhvillohet pa ndikim politik, por paralajmëron se ka parti të caktuara politike të cilat, siç thotë, po bëjnë përpjekje ta keqpërdorin vuajtjen e atyre të cilët i humbën më të dashurit e tyre.

“Personalisht, mendoj se duhet të jetë kështu, nuk mund të jetë ndryshe. Tani ka disa parti politike këtu që po përpiqen të ndërtojnë karrierë politike mbi këtë rast, për fat të keq, mbi vuajtjet e njerëzve që kanë humbur të dashurit e tyre, dhe për këtë arsye nuk mund të themi se nuk ka ndikim politik sepse ata politikanë dhe ato parti politike po përpiqen ta keqpërdorin këtë vuajtje”, tha Mickoski në “Top Top” në Televizionin Telma.

Kryeministri shtoi se ata në vazhdimësi dërgojnë porosi politike, përderisa, siç tha, për dallim prej tyre ai gjatë gjithë kohës hesht dhe lë që prokuroria dhe gjykatat ta kryejnë punën e tyre.

“Po kemi gjykim korrekt, po kemi gjykim i cili qartë do të detektojë cilët janë fajtorët, kush nuk janë fajtorë dhe kështu me radhë”, tha Mickoski.

Kryeministri theksoi se e mbështet vendimin e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit për komision anketues dhe mbikëqyrës për të gjitha tragjeditë e deritanishme të cilat na ndodhën gjatë viteve të kaluara. Absolutisht të gjithë fajtorët, theksoi Mickoski, duhet të nxirën para fytyrës së drejtësisë. Qytetarët, shtoi kryeministri, duhet të shohin kush është ai që ka keqpërdoruar dhe ka bërë gabim dhe kush është fajtor.

“Me shumë kujdes e dëgjoj debatin publik ditët e fundit. Nga opozita po vijnë porosi kakofonike. Kryetari i LSDM-së, nga njëra anë, akuzon se gjyqësori dhe prokuroria janë nën presion politik nga kjo Qeveri që unë drejtoj, ndërsa tani që ky rast është aty në prokurori dhe fillon në gjykatë, ai thotë jo, le ta transferojmë debatin në Parlament. Ata nuk po e bëjnë këtë për ta çuar rastin deri në fund, sepse nuk kanë as mjetet dhe as besueshmërinë. Ata po e bëjnë këtë ekskluzivisht për politizim dhe kjo është forma më e ulët e politikës, politikë nekrofile që ai dhe partitë e tjera më të vogla politike po e udhëheqin”, tha Mickoski.

Nëse themi se gjykatësit janë të pavarur, thotë kryeministri, është logjike që ky rast të jetë në gjykatë. Mickoski vuri në pah, siç tha, hipokrizinë e opozitës e cila nga njëra anë thotë se kemi gjykatës dhe prokurorë cilësorë, ndërsa nga ana tjetër nuk iu beson dhe kërkon debat anketues dhe mbikëqyrës

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm